Hapet gara për dy segmente në Unazën e Madhe

Ne muajin shtator pritet të nisin punimet për të plotësuar ndërtimin e unazës së madhe të Tiranës. Janë rreth 4 miliardë lekë që autoriteti rrugor shqiptar ka vënë në dispozicion për te ndërtuar pjesën nga zona e Shkozës-Ali Demit-Kodra e Priftit. Ky aks është ndarë në dy lote dhe autoriteti rrugor ka hapur tenderin për të përzgjedhur kompanitë që do ta ndërtojnë atë. Ofertat do të pranohen deri në 13 shtator dhe më pas do të lidhen kontratat.