E pabesueshme/ Rrëzimi i urës në Xhenova, një mrekulli e shpëtoi mbrojtësin e njohur

Domenico Criscito, futbollisti i Genoas, është gjallë për shkak të një mrekullie. Mbrojtësi ka udhëtuar makinë 10 minuta para se segmenti i urës në Ponte Morandi të Xhenovas të rrëzohej, duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e mbi 30 personave,

Ish-lojtari i Zenit Shën Petersburgut, i kthyer te skuadra kuqeblu që drejtohet nga trajneri Griffin, dhe tani edhe si kapiten, ka shkruar një mesazh në “story”-in e Instagramit të tij, duke parë shqetësimin e madh të miqve të tij dhe për të shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe të atyre që po luftojnë për jetën.

“Po e shkruaj këtë mesazh për të gjithë ata që më kanë shkruar mua dhe familjes sime. Ne jemi mirë, dhe kemi qenë ekzaktësisht në atë urë 10 minuta para rënies. Jam pranë familjes së viktimave”.

Dhimbje dhe zemërimi, në fjalët e lojtarit i cili ka shumë pakënaqësi për këtë tragjedi, për shkaqet e rënies të cilat paraqiti prokurori i Xhenovas në një qëndrim pas ngjarjes.

“Nuk është e mundur që ura e autostradës të shembet në këtë mënyrë … Nuk është e mundur! Ne duhet të bëjmë diçka për këtë vend, njerëzit ikin për këto gjëra. Ne kemi nevojë për siguri, kemi nevojë për dikë që të bëjë diçka. Kjo është një gjë e neveritshme !!!”, ka apeluar mbrojtësi. /Rozalb Lika-Koha Jonë/