Bomberi i njohur i jep lamtumirën kombëtares së Kroacisë

NIZHNY NOVGOROD, RUSSIA - JULY 01: Mario Mandzukic of Croatia celebrates after scoring his team's first goal during the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between Croatia and Denmark at Nizhny Novgorod Stadium on July 1, 2018 in Nizhny Novgorod, Russia. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Mario Manduzkic mbyll përfundimisht aventurën me kombëtaren e tij të Kroacisë.

Mandzukic, i cili është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e kombëtares ballkanase, mbushi 32 vjeç në maj. Në 89 ndeshje me kombëtaren, sulmuesi i Juventus ka shënuar 33 gola, 12 më pak se rekordmeni Davor Suker.

Goli i tij më i rëndësishëm ishte padyshim ai në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, në kohën shtesë të sfidës ndaj Anglisë. Më pas, Mandzukic shënoi një gol dhe bëri një autogol në finale.