Aksident i rëndë në një tunel në Itali, humb jetën gruaja shqiptare (FOTO+VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka nddohur në një tunel pranë qytetit të Piacenza-s në Itali. Një grua shqiptare e moshës 45-vjeçare ka humbur jetën nga përplasja e automjetit që drejtonte ajo me një makinë tjetër.

Në aksident janë përfshirë një mjet tip “Ford Fusion” dhe një furgon “Fiat Scudo”, të cilat u përplasen kokë më kokë. Nga aksidenti, përveç 45-vjeçares shqiptare, e cila humbi jetën, u plagos edhe një vajzë 17 vjeçe, që mendohet se është e bija. 
Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër i cili u përfshi në aksident ka shpëtuar pa lëndime nga aksidenti.

/shqiptarja.com