Zjarr masiv në Bërdicë të Shkodrës, rrezikohen 12 shtëpi

Një zjarr ka rënë gjatë ditës së sotme në kodrat e fshatit Bërdicë. Mësohet se zjarri ka rënë pranë banesave, por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz, pasi forcat zjarrfikëse ndërhynë në kohë për neutralizimin e flakëve. 12 banesa ndodheshin afër zonës së zjarrit. Si pasojë e zjarrit dhe përhapjes së flakëve, janë djegur 4-5 dynym shkurre dhe ferra. Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, por mendohet se shkak kanë qenë temperaturat e larta.