Ulet buxheti për bujqësinë, Duka: Paratë shkojnë për fasada

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka thotë se tre vitet e ardhshme do të jenë të vështira për bujqësinë shqiptare. Kreu i PAA-së thekon se lajmi se në tre vitet në vijim do të kemi një ulje të buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë, tregon se nuk ka ende një vullnet të mirë ndaj një sektori që ka nevojë për një mbështetje të madhe. Duka shprehet se kjo është një shenjë e qartë se mazhoranca i ka sytë tek zgjedhjet e 2010-it, dhe këto para të hequra nga bujqësia do t’i shpenzojë aty ku do të jenë më funksionale për propagandën elektorale, në fasada.

Postimi i plotë i Agron Dukës

Tre vitet e ardhshme do të jenë të vështira për bujqësinë!

Nëse vendi ynë do të ketë ndonjëherë një zhvillim të qëndrueshëm dhe konsolidim të ekonomisë, do të jetë pasojë e një vizioni politik afatgjatë për t’i dhënë bujqësisë prioritetin e duhur.

Mirëpo lajmi se në tre vitet në vijim do të kemi një ulje të buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit rural, tregon se nuk ka ende një vullnet të mirë ndaj një sektori që ka nevojë për një mbështetje të madhe.

Qartësisht mazhoranca i ka sytë tek zgjedhjet e pas tre viteve, dhe këto para të hequra nga bujqësia do t’i shpenzojë aty ku do të jenë më funksionale për propagandën elektorale: në palma, beton dhe fasada.