Politikani serb Nenad Rashiq: Tymnajë e kotë Thaçi-Vuçiç

Qëndrimet e dy presidenteve, atij të Kosovës Hashim Thaçit dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, për korrigjimin e vijës kufitare, mbi çështjen e Luginës së Preshevës e mbi veriun e Kosovës po vlerësohen si tejet të rrezikshme.

Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se realizimi i ideve të tilla rrezikon tërë Ballkanin, jo vetëm dy palët e përfshira në negociata, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Deklarimet e dy udhëheqësve të dialogut, të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq, se në fazën finale të dialogut do të diskutohet mbi korrigjimin e kufijve, mbi çështjen e Luginës së Preshevës e mbi veriun e Kosovës po vlerësohen si tejet të rrezikshme.

Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se realizimi i ideve të tilla rrezikon tërë Ballkanin, jo vetëm dy palët e përfshira në negociata.

Në anën tjetër, politikani serb në Kosovë Nenad Rashiq gjatë një bisede për “Zërin” ka vlerësuar se me propozime të tilla dy presidentët vetëm po hedhin mjegull tek opinioni publik. Sipas tij, në fund të negociatave do të arrihet një marrëveshje, e cila nuk do të rezultojë as me ndarje e as me korrigjim të kufijve.