Ndreu: Thirrjet e Saliut, njësoj sikur Ritvani i masakrës të protestonte për pafajësi

Pas thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha që iu drejtoi shqiptarëve për t’ju bashkuar protestave në shator si rasti në Rumani, vjen një reagim nga kampi socialist. Ka qenë deputeti i PS-së Pjerin Ndreu i cili ironizon Berishën.

Deputeti socialist thekson se thirrjet e Berishës për protestë janë të njëjta me thirrjet që mund të bëjë autori i masakrës së Resulajt, Ritvan Zykaj, për të protestuar për pafajësi.

“Kur të thërret Saliu me dalë në proteste eshte njelloj si me te thirre ky Ridvani i Selenices per te te protestu per pafajesi !”, shkruan Ndreu. Ndërkohë, sot Berisha reagoi përmes një postimi në facebook, lidhur me protestat antiqeveritare që po mbahen ditët e fundit në Rumani. ‘Gushti rumun dhe shtatori shqiptar!’ shkruan Berisha ndërsa ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë të ngrihen në një revolucion mbarëpopullor kundër qeverisë.