Gjobë kryetares së Bashkisë, Manjani: Rama show politik, fsheh realitetin

Mëngjesin e sotëm, u mësua se Inspektoriati i Mjedisit ka gjobitur kryetaren e Bashkisë Sarandë, Florjana Koka me 1.000.000 lekë, për gjendjen e keqe të pastrimit në të cilën ndodhet qyteti. Por ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se Saranda gjendet në Emergjencë Mjedisore dhe se gjoba nuk e pastron mjedisin. Në një postim në facebook, Manjani thotë se qeveria nuk mund të braktisë qytetin, për shkak se nuk i pëlqen më Kryetarja dhe këtë ai e cilëson si show politik. ”Braktisja dhe show politik për të fshehur realitetin, është dëmi më i madh i mundshëm që mund ti bëhet Sarandës dhe Turizmit”.

Postimi i plotë i Manjanit

Gjoba.
———-
Inspektoriati mjesisor ka gjobitur Kryetaren e Bashkisë Sarandë për mos pastrim të qytetit.

Lajmi ka marrë dhenë!

Realiteti.
—————-
Fakt është që Saranda, në çdo cm2 hapësirë publike, gjendet në Emergjencë Mjedisore!

Gjoba populiste ndaj Kryetares së Bashkisë nuk e pastron mjedisin nga plehrat. Përkundrazi, shton dhe një letër më shumë në malin e plehrave të pa mbledhura.

Qeveria nuk mund të braktisë qytetin, për shkak se nuk i pëlqen më Kryetarja!

Braktisja dhe show politik për të fshehur realitetin, është dëmi më i madh i mundshëm që mund ti bëhet Sarandës dhe Turizmit!

Denoncimet
——————
Desha të zgjedh një foto shoqëruese për ta ilustruar këtë mesazh, por është e pa mundur të ilustrohet me një foto të vetme!

Është gjithashtu e vështirë të përshkruhet me fjalë tmerri i malit me plehra, lëngu i të cilave qelbi qytetin!!!

Sarandaweb, bën çdo ditë denoncime të tilla.

Qytetarët ulëtasin, jo thjesht denoncojnë!

Zgjidhja e problemit.
—————-
Iku edhe kjo verë, me plehra! Më duket se u mësuam…

Pa zgjidhje, pa shpresë…