Buffon: Juventusi dhe Ronaldo do shkojnë shumë larg

Dashuria e parë nuk harrohet lehtë dhe këtë e di mjaft mirë dhe Gianluigi Buffon. Portieri 40 vjeçar i cili u transferua këtë verë te francezët e PSG-së, nuk ka harruar të komentojë situatën te ish-klubi i tij, Juventusi dhe transferimin e Cristiano Ronaldos tek ta.

“Unë shpresoj se Ronaldo mund të japë atë që ai ka dhënë për të gjitha ekipet që ka luajtur deri më tani. Sigurisht që ai nuk do t’i japë Juventusit vuajtjet që i ka dhënë kur ishte si kundërshtarë … Juventusi nuk do i pranojë surprizat. Ata kanë një bord të aftë dhe Presidentin, plus historinë e tyre, skuadra dhe tifozët janë kaq të mëdhenj që nëse nuk fitojnë, ata do të jenë të paktën fare pranë”-përfundoi Buffon për mikrofonin e “Sky Sport Italia.

Gianluigi Buffon kaloi plot 17 vite tek bardhezinjtë, ku mbrojti portën e tyre në 509 raste. Ai debutoi me skuadrën e tij të re, në fitoren 3-0 që PSG arriti përballë Caen.