Vasili: SHBA e qartë për kufijtë e Kosovës, s’ka asnjë ekuivok

Petrit Vasili

Xhorxh Bush deklaronte prerë që s’ka asnjë ekuivok për kufijtë e Kosovës!! Në 27 shkurt 2008 Presidenti i SHBA Xhorxh Bush deklaronte prerë se kufijtë e Kosovës janë shumë të qartë.

Ja se çfarë deklaronte konkretisht:

“Shtetet e Bashkuara besojnë në shoqëritë e lira dhe besojnë se zgjidhja aktuale për Kosovën do të çojë drejt paqes. Nuk janë vendosur kufijë të rinj. Përmbledhtaz, kufijtë e Kosovës kanë qenë të përcaktuar shumë qartë. Lloji i qeverisjes ka ndryshuar tashmë në Kosovë, si pjesë e planit Ahtisaari ne presim që Kosova e pavarur të respektojë të drejtat e pakicave brenda kufijve të tyre. Në këtë kuptim qëndrimi ynë është i qartë.”

SHBA ka qenë shumë të qartë dhe nuk i kanë venë kurrë në diskutim kufijtë e Kosovës. Diskutimi i kufijve edhe vetem si debat është i dëmshëm dhe i gabuar, ndërsa si veprim krejtesisht i pamundur.

SHBA si kontribuesit themelore të pavarësisë së Kosovës kanë qenë historikisht shumë të qartë dhe të prerë për kufijtë. Kjo mjafton për t’i dhënë fund këtij debati veror.