Liverpooli i frikshëm ndaj West Ham, e nis me “poker” sezonin e ri (VIDEO)

Liverpooli e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin 2018-19 në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp ka shkatërruar 4-0 West Ham,një duel të cilën e kanë dominuar nga minua e parë deri në të fundit.

Mohamed Salah hapi serinë e golave që në minutën e 19-të, pas një pasimi mjaft të mirë të Robertson në krahun e majtë. Në fundin e pjesës së parë Mane shënoi golin e dytë, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë, ai shënoi golin e dytë personal.

Dy minuta nga fundi i kohës së rregullt, Sturridge shënoi golin e katërt, duke i dhënë skuadrës së tij vendin e parë, pasi të kuqtë kanë një golaverazh më të mirë se Chelsea. /Koha Jonë/