Shehi: Laçi i avantazhuar në Superkupë, por dua ta nisim me fitore

Skënderbeu do të nisë një sezon të ri ku do të kërkojnë që të fitojë trofeun e parë. Nesër në mbrëmje do të përballen me Laçin në “Selman Stermasi”, por Orges Shehi ka ambicie që në ndeshjen e parë të tijën si trajner.

“Jemi pjesë e ekipit kampion dhe kjo të jep mundësinë që ta nisësh menjëherë sezonin me një luftë për trofe. Është ndeshja e parë zyrtare për mua, është paksa emocionuese. Laçi niset paksa më i avantazhuar, sepse ata kanë luajtur disa ndeshje zyrtare. Nuk e kemi studiuar aq shumë, sepse kanë ndryshuar trajner. Në këto raste ndryshon edhe filozofia e lojës”.

E vetmja mëdyshje lidhet me Abazin, pasi Leo nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Për fat të keq na u dëmtua Nigama vetëm tre ditë përpara ndeshjes. Këto do të jenë dilemat tona.

Merkato? Presim edhe dy lojtarë të tjerë. Emra konkretë nuk mund të jap, por të paktën njërin prej tyre opinioni e njeh shumë mirë”, u përgjigj Shehi, i cili do të debutojë nesër në pankinën e Skënderbeut.