Panucci zbulon mbrojtësin e krahut të majtë në Ukrainë, ja kush është …

Krahu i majtë i mbrojtjes është shndërruar në një problem për Shqipërinë e Panuccit, pasi me moshën e madhe të Agollit, asnjë prej zëvendësuesve nuk ka arritur të bindë teknikun italian.

Strategu italian ka piketuar një tjetër futbollist, që do t’i japë mundësinë të luajë në të majtë të prapavijës. Bëhet fjalë për shqiptarin e Maqedonisë, Besir Demiri, i cili aktualisht luan për skuadrën ukrainase, Marioupuli. 24-vjeçari ka dhënë një intervistë për një media kosovare, ku ka deklaruar se është pajisur tashmë me pasaportë shqiptare, për të qenë gati për thirrjen e Panuccit.

Ai do të bëhet lojtari i tretë shqiptari i Maqedonisë, që zgjedh të luajë për Shqipërinë, pas Naser Alijit dhe Taulant Seferit. Demiri e ka nisur karrierën e tij te skuadra shqiptare FC Shkupi, ndërsa më pas ka luajtur për Shkëndijën dhe Vardarin, prej ku u transferua në shkurt të këtij viti në kampionatin ukrainas.