”Më keni çarë…”, autori që sfidoi policinë: Postimin nuk e bëra unë

24-vjeçari vrau 8 persona nga fisi i tij por gjatë kohës që e gjithë struktura e Policisë së Shtetit ishte në kërkim të tij, Ridvan Zykaj reagimin e parë e bëri përmes një komenti në Facebook.

Në atë reagim, ai jo vetëm nuk shfaqte pendesë por shante të gjithë ata që kishin komentuar veprimin e tij të rëndë. “Më keni çarë…” ishin fjalët e tij.

Megjithatë gjatë dëshmisë së sotme pas arrestimit, i riu ka mohuar të jetë ai personi që shkruante në Facebook. “Nuk kam shkruar asgjë unë”,- raportohet të ketë thënë.

Policia ka thënë se i riu nuk ka shfaqur shenja pendese, vetëm lodhje.