Masakra që nisi për 8 pula deti

Ende nuk është zyrtarizuar shkaku që çoi Ridvan Zykajn të masakrojë kushërinjtë e tij duke shuar dy familje por duket se origjina e saj ka lidhje me një sherr të vjeter brenda fisit për 8 pula deti. 24-vjeçari ishte akuzuar nga kushërinjtë e tij, konkretisht nga familja e Demir Zykaj (vëllai i gjyshit të autorit) se kishte vjedhur 8 pula deti në shtëpinë e tyre. Ky sherr nuk u shua kurrë, ndonëse kaluan muaj e vite, madje herë pas herë mes kushërinjve ka pasur përplasje verbale dhe fizike.

Emrat dhe mosha e 8 viktimave 

Demir Zykaj 75-vjeç
Ferije Zykaj 72-vjeç, (gruaja e Demirit)
Azem Zykaj 45-vjeç (djali i Demirit)
Afërdita Zykaj 43-vjeç, (gruaja e Azemit)
Besim Zykaj 43-vjeç, (djali i Demirit)
Vasilika Zykaj 42-vjeç, (gruaja e Besimit)
Sara Zykaj 16-vjeç (vajza e Besimit)
Ledjon Zykaj 8-vjeç (djali i Besimit)