Masakra, Bashkia Selenicë nis mbledhjen e jashtëzakonshme

Pas masakrës me 8 viktima, Bashkia e Selenicës ka nisur një mbledhje të jashtëzakonshme. Këshilli Bashkiak është mbledhur jashtë rendit të planifikuar, në kushte të urgjencës. Mësohet se do të vendoset akordimi i një fondi të posacëm që do të mbulojë shpenzimet e ceremonive të varrimit për 8 viktimat, pjesë e dy familjeve Zykaj, që u vranë mbrëmë nga kushëriri i tyre, Ridvan Zykaj. Po ashtu, Bashkia do të vendosë për shpalljen e tre ditëve zije në nderim të viktimave të pafajshme.