Interi mund Atleticon me një super gol të Martinez (VIDEO)

Inter e ka mbyllur me fitore turneun International Champion Cup, duke mundur minimalisht 1-0 Atletico Madrid. Sfida u vendos nga blerja e re e këtij sezoni, Lautaro Martinez.

Argjentinasi 21-vjeçar i ka kurorëzuar përgatitjet e kësaj vere me një gol të bukur në miqësoren kundër spanjollëve në “Wanda Metropolitano”, që i dha avantazhin ekipit të Spallettit.

Sulmuesi goditi fluturimthi pas një krosimi nga Asamoah, ndërkohë që Atletico u përpoq që të barazonte, por Handanovic ishte në një mbrëmje të shkëlqyer. /Koha Jonë/