Humbi familjen, ja si shpëtoi Albi nga çmenduria e kushëririt

Fshati Resulaj është në zi. Në këtë ngjarje tragjike dhe më të rëndën që pas viteve 97, ka pak rreze dielli në fund të tunelit. Albi Zykaj, 17-vjeç, fëmija i tretë i Besim Zykajt është i mbijetuari i vetëm i masakrës që kreu kusheriri i tij, Ridvan Zykaj.

Albi punonte në bregdet dhe nuk ishte në atë moment në shtëpi, në kohën kur Ridvan Zykaj qëlloi pa mëshirë me bresheri automatiku duke vrarë dy gjyshërit e tij, Demirin dhe Ferijen, babain dhe nënën Besim dhe Vasilika, vëllain e tij Ledjonin 6-vjeç, motrën Sara 17 vjeç por edhe xhaxhain Azemin, bashke me gruan e tij Afërdita.

Albi humbi në këtë tragjedi të vërtetë të gjithë trungun e tij familjar, nga vëllai e motra, deri tek dy prindërit, dy gjysherit dhe xhaxhain.