Starton pas pak Premier League, Mourinho zbulon formacionin me të cilin sfidon Leicesterin

Pas pak minutash do të marrë start edhe sezoni i ri në Premier League. Manchester United do të provojë që të marrë tre pikët e para ndaj Leicester City-it. Pas një vere të vështirë në “Old Trafford”, ku risitë janë vetëm mesfushori i Brazilit Fred dhe portugezi Diego Dalot, skuadra e Mourinho e nisi garën jo si favorite për të fituar titullin. Skuadra e “qytetarëve” shihet si favorite sipas “bookmakers”-ve për të mbrojtur kurorën e tyre, ndërkohë që menjëherë pas tyre vjen Liverpooli, që ka bërë disa përforcime të rëndësishme, duke e krahasuar nga një sezon më parë.

Strategu portugez do ta nisë me De Gean në portë, në mbrojtje, Lindelof dhe Bailly do të formojnë dyshen e qendrës, ndërkohë që Shaw së bashku me Darmian do të luajnë nga krahët. Risi do të ketë në mesfushë, atje ku portugezi do t’i besojë dy blerjeve të reja Pereira dhe Fred, ndërkohë që Pogba do të jetë lideri i mesfushës. Në sulm Rashford do të luajë pak më i avancuar, i mbështetur nga Sanchez dhe Mata.