Santi Cazorla, prezantim magjik te Villareali (VIDEO)

Santi Cazorla është rikthyer me magji në “El Madrigal”. Villareali preferoi që sulmuesin spanjoll, i cili ka kaluar një kalvar vuajtjesh për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme në kavilje, ta prezantonte nëpërmjet një magjistari.

Pas 11 operacionesh dhe dy vitesh inaktivitet, ish-sulmuesi i Arsenalit do të tentojë që të shkëlqejë sërish, edhe pse tani është 33 vjeç.

“Jam mirë dhe dëshiroj të kthehem sa më parë në formë optimale. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, ku nuk më kanë harruar. Po e shijoj shumë këtë moment, kam shumë kujtime të bukura”, deklaroi ai.