Rrëfimi i Capellos: Modric nuk shkon tek Interi, ja përse u largua Zidane nga Reali

Ish-trajneri i Realit, Fabio Capello ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” duke konfirmuar se Luka Modric nuk do të largohet këtë sezon nga madrilenët, ndërkohë që ka shpjeguar dhe arsyet e largimit të Zidane.

“Nuk mendoj se Reali do ta humbasë Modric, nuk mund ta lejojnë këtë gjë pas largimit të Cristiano Ronaldo-s. Sot, Modric është një nga kampionët më të mirë në botë. Modric së bashku me Kante, janë mesfushorët më të rëndësishëm në botë. Në mënyrë absolute, është ai që ka interpretuar më së miri konceptin modern të këtij pozicioni. Evolucioni i saj me kalimin e kohës ka qenë interesante dhe në disa aspekte kryesore. Kur u përballa me të kur drejtoja Anglinë kundër Kroacisë, ai luante në të majtë. Te Tottenham filloi të lëvizte në qendër dhe te Real u bë një regjisor dinamik dhe me fantazi. Modric konfirmon atë që unë kam menduar gjithmonë: duke luajtur në një ekip të madh përmirëson edhe fenomenet.

Largimi i Zidane? Zizou e kuptoi se nuk do të fitonte Championsin e katërt radhazi. Rrezikoi shkarkimin në kampionat, kur Barcelona fluturoi në krye të renditjes. E dija që këtë herë do të ishte edhe më e vështirë. Si gjithmonë filozofia e Realit është që klubi është mbi të gjitha.

Ronaldo te Juventus? Tani do të rikthehet që të flitet për kampionatin italian, në vitet 80-90, ishim në majën e futbollit. Humbëm me kalimin e vitave, dhe të drejtat televizive rritën Anglinë, Gjermaninë dhe Spanjën, por me Ronaldon mund të ngremë kokën. Sigurisht që ai nuk mjafton, por duhet ta shfrytëzojmë për të na dhënë një impuls më shumë”, deklaroi Capello. /Koha Jonë/