Luka Modriç me shumë mundësi do të vijojë të mbetet pjesë e Realit edhe në sezonin e ri. Mesfushori kroat është shumë pranë rinovimit me “Galaktikët” dhe qëndrimi i tij në “Bernabeu” është thuajse i sigurt.
33-vjeçari do të nënshkruajë edhe për 2 vite të tjera sipas mediave spanjolle. Të njëjta burime, kanë zbuluar edhe rrogën vjetore që Modriç do të përfitojë në kryeqytetin spanjoll.
Plot 14 milionë euro do të jenë përfitimet e kroatit në sezon, duke u bërë një nga lojtarët më të paguar te “Los Blancos” dhe në La Liga.