Interi tjetër goditje në merkato, vjen në formë huazimi

Interi prej ditësh po këmbëngul për të gjetur gjuhën e përbashkët me Realin e Madridit për transferimin e Luka Modric, por ditën e sotme mediat spanjolle raportuan se mesfushori do të vijojë që të luajë me madrilenët.

Zikaltrit nuk kanë humbur kohë për të bërë një tjetër goditje në merkato. Bëhet fjalë për Keita Balde, i cili është thuajse një lojtar i ekipit italian. Për të do të jetë një rikthim pas dy sezone më parë ka qenë pjesë e Lazios, teksa më pas u transferua te Monaco, ku nuk arriti që të lërë gjurmë.

Keita do të huazohet për 5-6 milionë euro, me të drejtën për të blerë kartonine  tij për 30 milionë euro. /Koha Jonë/