“Habit” deputetja e PS-së, Antoneta Dhima: Edhe me detin bisedohet

E teksa njerëzit nxitojnë që këto ditë të nxehta t’i kalojnë pranë detit, temperaturat e larta që kanë përfshirë ditët e fundit duket se kanë nisur të japin efektet e tyre edhe në humoret e gjithsecilit.

Deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima, duket paksa “e zhgënjyer” nga marrëdhënia e saj me fierakët të cilët e kanë mandatuar atë që t’i përfaqësojë në Kuvend, dhe ka nisur tashmë që “hallet” dhe “sekretet” e saj ti ndajë edhe me detin.

“Edhe me detin bisedohet!

Fundjavë të mbarë të gjithëve!

#BuzëqeshBregdetiYnëFantastik😄”- shkruan ligjvënësja socialiste e Qarkut të Fierit Antoneta Dhima në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, teksa e shoqëron këtë koment edhe me një foto nga pushimet e saj në bregdet.