Denoncimi te Berisha: Ja si Greqia po i kthen çamët në grekë! Shteti shqiptar hesht

Greqia po bën të pamundurën që të rrisë numrin e minoritet grek në Shqipëri, duke ‘blerë’ shqiptarë.

Një qytetar nga Saranda, i cili është çam, ka denoncuar një rast flagrant që është duke ndodhur në bashkinë e Finiqit, ku popullsia çame po pajiset me dokumente greke, ndërkohë që shteti shqiptar nuk bën asnjë ndërhyrje për ta ndalur këtë gjë.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook:

Greqia e angazhuar në greqizimin e çamëve në Shqipëri!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Mirmbrema Doktor jam R. P nga Saranda po ju tregoj shqetesimin tim une jam Cam dhe jam shum i shqetesuare ne Bashkin e finiqit me ndarjen e re Fshati Pandalejmon ndodhet afer Livadhjase ket fshate e kan futur ne listen e marjes te shtetesis Greke dhe ki fshate me popullsi came po paisen ne menir me te shpejte me dokumenta Greke dhe ku shtet i koruptuare po ben sehir me vjen shum keq per ket fshate came flm Doktor Berisha”