Cfarë fshihet pas fotove të Neymar me super modelen Emily? (FOTO LAJM)

Dy foto të postuara në profilin e instagramit të Neymar fillimisht te Emily Ratajkovski dhe më pas ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Braziliani së bashku me modelen amerikane, kanë formuar një dyshe shumë të bukur, duke pozuar së bashku.

Çfarë fshihet pas kësaj fotoje? Përgjigjja është e thjeshtë , dhe ka lidhje me një projekt modelingu të kompanisë Replay. Futboll këtë herë nuk ka aspak lidhje, pasi futbollisti brazilian e ka shfrytëzuar imazhin e tij për të bërë marketing. Emily është një ndër modelet më të ndjekura në Botë, ndërkohë që braziliani është në një lidhje prej kohësh me bukuroshen braziliane Bruna Marquezina. /Koha Jonë/