“Çelësi i Prishtinës” për herë të parë i dhurohet Dua Lipës

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti priti këngëtaren me famë botërore Dua Lipa, ku edhe i dhuroi “Çelësin e Prishtinës” për promovimin që i ka bërë kryeqytetit me Festivalin “Sunny Hill”, njofton Koha.net.

Ahmeti ka falenderuar Duan që po e vendos Prishtinën në hartën botërore me koncertet dhe me sukseset e saj.

Dua u shpreh e lumtur që performoi para adhuruesve të saj në Kosovë, për të cilët ndjehet mirënjohëse. Kryeqyteti i Kosovës e ka për herë të parë që dhuron “Çelësin e Prishtinës”.