Të shtëna me armë në SHBA, dy të vdekur dhe 4 të plagosur

Dy persona janë vrarë dhe të paktën 4 të tjerë janë plagosur në disa të shtëna me armë në Filadelfian veriore.

Gjashtë personat janë qëlluar me të paktën 11 plumba që vinin nga një njeri që ndodhej brenda furgonit. Ngjarja ndodhi në rrugët Huntingdon rreth orës 9:50 mbrëmjen e 8 gushtit.

Dy viktimat janë një grua dhe një burrë rreth moshës 32 dhe 34 vjec. Një prej të mbijetuarve është në gjendje kritike për jetën.

Autoritetet e quajtën incidentin një “akt dhune pa kuptim”, duke pranuar se deri tani ata nuk kishin gjetur arsyen e të shtënave. Makina e dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes, dhe policia po heton  pamjet e mbikqyrjes për ta gjetur atë.