Spahiu: Arsimi më keq se në diktaturë, të fundit në Europë

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi në facebook, shkruan se arsimi në Shqipëri është më keq se në diktaturë. Duke ju referuar raportit se 134 mijë fëmijë nuk kanë shkuar në shkollë përgjatë 4 viteve të fundit, Spahiu shton se: ”E gjithë kjo situatë e rëndë, ka vetëm një arsye, grafikun e mëposhtëm ku Shqipërinë e rëndit vendin me shpenzimet publike për edukim në % të PBB, më të vogla në rajon, me vetëm 3.12%”,-shkruan Spahiu në facebook. Sipas tij, Shqipëria është e fundit në Europë.

Postimi në facebook

“Arsimi është themeli mbi të cilin ndërtojmë të ardhmen tonë”, e ka thënë Christine Gregoire, politikane e Amerikës por besoj të gjithë e kemi menduar dhe themi përditë.

Por kush janë lajmet që na vinë nga Shqipëria?

-134 mijë fëmijë më pak në shkolla katër vitet e fundit.

– Infrastrukura e sektorit të arsimit shumë e dobët.

– Paga të ulta, mungesë të autonomisë dhe aftësi të mangëta.

– Braktisja e shkollave e vazhdueshme për shkak të varfërisë.

E gjithë kjo situatë e rëndë, ka vetëm një arsye, grafikun e mëposhtëm ku Shqipërinë e rëndit vendin me shpenzimet publike për edukim në % të PBB, më të vogla në rajon, me vetëm 3.12%. Shumë nga ne kujtojmë dhe u arsimuam në diktaturë dhe shohim që kemi përfunduar shumë më keq se atëherë, edhe pse kushtet e asaj kohe, ekonomia, ishin shumë më të rënda! Përfundimi: Na mjafton KM-ja, i di dhe i bën të gjitha Ai s’ka nevojë për shkollim dhe arsimim!