Skandali me vizat/ Kukësit i bashkohet edhe Reginaldo, sot luhet Torpedo – Kukësi

Pas shumë problemeve dhe qëndrimit për dy ditë në aeroporte më në fund Kukësit i është bashkuar edhe sulmuesi kryesor Reginaldo.

Futbollisti nga Mozambiku bënte pjesë në grupin prej katër futbollistëve të cilëve iu refuzua viza nga autoritet gjeorgjiane. Dje iu bashkua skuadrës portiere Maloku dhe sot Reginaldo ndërsa përfundimisht mbeten pa udhëtuar drejt Gjeorgjisë futbollistët nga Maqedonia Edis Maliqi dhe Valon Ethemi.

Nga ana tjetër skuadra është gati për ndeshjen e sotme kundër Torpedo Kutaisi dhe është stërvitur në stadiumin ku do luhen 90 minutat e para të duelit të vlefshëm për turin e tretë të Europa League.

Verilindorët pritet të luajnë me Frashërin në portë dhe më pas në mbrojtje me Hoxhën , Shametin, Qaqin dhe rrumbullakun ndërsa në mesfushë do jenë Çyrbja , Dzaria, Musolli dhe Melo ndërsa në sulm Harba dhe Plaku ose Reginaldo. Trajneri Armando Cungo ka folur rreth situatës së krijuar duke thënë se ishte absurd dhe e pakuptimtë: