Raporti i KE, Vasili: Shëndeti i shqiptarëve është në rrezik

Pas raportit se 77% e shqiptarëve nuk përballojnë dot finaciarisht shërbimin e përkujdesit dental, reagon kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili. Përmes një postimi në facebook, Vasili e nis me ironi se raporti nuk është i opozitës por i Anketës Europiane të Cilësisë së Jetës, të Komisionit Europian.

Duke e cilësuar si shifra më negative në Europë, Vasili shton se: ”Të gjitha vendet e Ballkanit e kanë më të ulët se sa Shqipëria pra Shqipëria është më keq se të gjithë. Këtë studim nuk e ka bërë opozita shqiptare por Komisioni Europian”.

Kreu i grupit të LSI-së në kuvend, jep alarmin se shëndeti i shqiptare është në rrezik. ”Shëndeti i shqiptarëve është i rrezikuar pasi qindra komplikacione shëndetësore shkaktare të sëmundjeve të rënda lidhen drejtpërsëdrejti me stomatologjinë. Kuptohet që shkollëpakti nuk merr vesh nga këto gjëra”.

Postimi i plotë

77% e shqiptarëve nuk e përballojnë dot dentistin por kryeministri po dhe kjo ka rëndësi.

Sipas Anketës Europiane të Cilësisë së Jetës, të Komisionit Europian, 77% e të anketuarve shqiptarë u përgjigjen se e kanë shumë të vështirë që të përballojnë shërbimet e përkujdesit dentar. Kjo është shifra absolutisht më negative në Europë. Të gjitha vendet e Ballkanit e kanë më të ulët se sa Shqipëria, pra Shqipëria është më keq se të gjithë. Këtë studim nuk e ka bërë opozita shqiptare por Komisioni Europian.

Shëndeti i shqiptarëve është i rrezikuar pasi qindra komplikacione shëndetësore shkaktare të sëmundjeve të rënda lidhen drejtpërsëdrejti me stomatologjinë. Kuptohet që shkollëpakti nuk merr vesh nga këto gjëra.

Por rendesi ka qe kryeministri i ka fort ne rregull dhembet e tij dhe ka boll para’ per t’i mirmbajtur ato brenda dhe sidomos jashte vendit. Edhe ne shpenzimet per Arsimin siç referon Forumi i Ballkanit,Shqiperia eshte absolutisht e fundit ne Ballkan me 3.1%, kur Kosova e ka 4.6% dhe Mali i i Zi 4.5%.

Një pyetje për ta mbyllur:

A do të arrijë ndonjë tregues për të qenë ky kryeministër, se për të gjithë treguesit jemi në fund të Ballkanit se më gjerë nuk po kërkojmë? Sepse kështu si e ka zënë ky kryeministër do ta përfundojë qeverisjen siç thotë populli “ashtu hyri ashtu doli kastravec”.