Presidenti përshëndet shqiptarët nga 2217 metra lartësi: Optimist per majat më të larta

Presidenti Ilir Meta ndodhet në Bjeshkët e Prevallës, në afërsi i Prizrenit, në Kosovë.

Sot ai është ngjitur në majën Oshlakut, që ndodhet në këto bjeshkë. Maja e Oshlakut është 2217 metra e lartë dhe në këtë zonë ndodhet një nga parqet natyrorë më të bukur të Ballkanit.

Në një video mesazh nga maja mbi 2200 meta e larta, Presidenti fton të gjithë shqiptarët që të vizitojnë këto pasuri të rralla natyrore.