Postimi ironik i biografit: Modric te Interi, njësoj sikur të shkonte te Chievo

“Kështu është, Inter është për Real Madrid ajo që Chievo është për Inter-in”. Një postim në Tëitter që është publikuar pak orë më parë dhe që mban emrin e Vicente Azpitarte, biograf i Luka Modric, ai që ka shkruar “El hijo de la gurra” (Djali i Luftës).

Sa mundësi ka që lojtari më i mirë i Botërorit të veshë fanellën e Inter? Sipas Azpitarte, shumë pak. “Nëse shkon tek Inter, shitjet e librit do të rriteshin ndjeshëm në Itali”, ka qenë komenti ironik i një tifozi zikaltër.

Përgjigja e Azpitarte nuk ka vonuar: “Më mirë të flasim pas disa vitesh”, duke konfirmuar mendimin e tij të parë, se një transferim i Modric në Milano do të ishte një hap mbrapa.