Plas sherri në koncertin e Elvana Gjatës, rojet e sigurisë sherr me fansin (Video)

Përveç këngëve, klipeve apo bashkëpunimeve që deri tani kanë qenë të shumta, këngëtarja shumë e dashur për shqiptarët Elvana Gjata ka edhe një axhende të tejmbushur me koncerte në qytete të ndryshme si në Kosovë dhe në Shqipëri.

Një pjesë të mirë të koncerteve po i mban në Kosovë dhe së fundmi ka qenë në Pejë. Por, gjatë koncertit ka ndodhur një incident me një nga të pranishmit. Në videon e publikuar nga një fans shfaqen rojet e sigurisë të clubit duke qëlluar në grushte një prej të pranishmëve.

Nuk dihet saktësisht se çfarë ka bërë fansi ndaj të cilit është reaguar në këtë mënyrë të dhunshme, por videoja e shpërndarë nga përdoruesit e rrjeteve sociale ka marrë komente të shumta.