Murgu që grumbulloi 20 milionë paund e makina luksoze dënohet me 114 vite burg

Një murg mashtrues, i cili ishte fotografuar duke vendosur syze dielli aviator në një avion privat pas mashtrimit të donatorëve në dhënien e së paku 670 mijë paund, është burgosur për 114 vite.

Wiraphon Sukphon fitoi famë të menjëhershme pas xhiroi veten duke u kapardisur me një çantë Louis Vuitton të mbushur me para, ndërsa kryesonte manastirin Thai.

Pasi videoja u shfaq në vitin 2013, Wirapol, u akuzua për përdhunimin dhe lënien shtatzënë të një vajze 14 vjeçare dhe u dëbua si murg.

Ai u largua për në SHBA, por u ekstradua përsëri në Tajlandë vitin e kaluar për t’iu përgjigjur akuzave për mashtrim.

39-vjeçari u dënua sot për përdorimin e pozitës së tij si kreu i manastirit të  Pakhantitham në Si Sa Ket midis shkurtit 2009 dhe qershorit 2013 për të tërhequr donacione.

Ai u tha donatorëve se do të ndërtonte ‘statujën më të madhe të Budës në botë’ në jade (lloj guri i cmuar) dhe ari, por përdori paratë për të blerë 10 makina luksoze dhe të jetonin në mënyrë ekstravagante.

Njeriu, i cili pretendonte se ishte rimishërimi i një murgu të famshëm të mrekullisë, u raportua se kishte grumbulluar 20 milionë paund.

Kur u arrestua, ai zotëronte makina luksoze dhe llogari të shumëfishta bankare me vlerë rreth 500,000 sterlina.

Sot, Wiraphon u dënua për pastrim parash, mashtrim dhe shkelje të Ligjit për krimin kompjuterik për ngritjen e fondeve në internet.

Ai u dënua me 114 vjet burg, por sipas ligjit tajlandez nuk do të vuaj burgimin më shumë se 20 vjet.