Higuain në super formë, ndër më të spikaturit në stërvitjen e Milanit (FOTO LAJM)

Gonzalo Higuain është kritikuar shpesh për peshën e tij, por mesa duket sulmuesi ka gjetur ritmin e duhur në aventurën e re te Milani, duke harruar bardhezinjtë.

Në prag të sezonit të ri, Gatusso po vijon përgatitjet, teksa në seancat e fundit, “El Pipita” ka qenë një ndër më të spikaturit, duke treguar se është gati për të treguar vlerat e tij që në ndeshjen hapëse të kampionatit ndaj Genoas.

Fotot flasin vetë, ndërkohë që tifozët e Milanit ëndërrojnë që skuadra e tyre të rikthehet në nivele të larta./Koha Jonë/