Bebe Rexha: Publikimin e albumit tim të parë e përjetova si lindjen e një foshnje

Bebe Rexha thotë se nxjerrja në shtije e albumit të parë ishte krejtësisht si ardhja në jetë e një foshnjeje. Këngëtarja 28-vjeçare publikoi albumin debutues “Expectations” në muajin qershor, ku ka pranuar se ka qenë një punë e lodhshme dhe se shpeshherë eshte bërë nervoze. “Isha me të vërtetë nervoze, por njëkohësisht edhe e lumtur. Unë shkova në një dyqan me nënën time dhe bleva të gjitha kopjet. Ky ishte një lloj emocioni për mua”, tha ajo. “Duket sikur je lindur, e di se çfarë dua të them, dua të them, nuk kam lindur kurrë më parë, versioni im i lindjes, por një ditë para nxjerrjes në shitje më kaploi paniku”, pohoi më tutje shqiptarja për “Lincoln Journal Star”. Megjithëse punon në biznesin e muzikës për shumë vites, Bebe gjeti guximin për të publikuar një solo album sapo pushoi të kujdesej për artistë të tjerë. Këngëtarja ka shkruar tekstet e një numri të madh artistësh, përfshirë Rihanna dhe Eminem. Rexha është duke vazhduar me sukses të mbajë koncerte anembanë globit dhe po kujdeset për projektet e reja.