Rrëfimi i Salah: Kam bërë shumë aksidente me makinë, përfundoja në trotuare

Mohamed Salah është një nga futbollistët më të mirë në botë, me një të majtë të frikshme, por kjo nuk do të thotë se ai është i zoti në drejtimin e makinës në Angli.

Sulmuesi egjiptian, i cili u transferua nga Roma në Liverpool verën e shkuar, hasi shumë vështirësi për t’u përshtatur me rregullat britanike të qarkullimit në sens të kundërt.

Dhe pak rëndësi ka nëse Salah është në eksperiencën e tij të dytë në Angli, pasi jetoi më parë atje në vitin 2014 kur erdhi te Chelsea nga Baseli.

“Gjatë javëve të para ishte me të vërtetë e vështirë”, tregon sulmuesi 26-vjeçar gjatë një shfaqjeje promovuese përkrah dy aktorëve egjiptianë. “Madje pata edhe disa incidente të vogla, duke përfunduar në trotuar gjatë kohës kur përpiqesha që të ambientohesha me qarkullimin në krah të kundërt. Por, më pas gjithçka funksionoi në mënyrën e duhur”, tregon lojtari dhe golashënuesi më i mirë i Premier Ligës sezonin e shkuar me 44 gola.