Nainggolan kthehet në “mister” para sezonit të ri tek Interi

Radja Nainggolan vijon të shfaq probleme pas një dëmtimi muskulor. “Ninja” është akoma i dëmtuar, do të humbas edhe ndeshjen miqësore me Atletico Madrid dhe ndoshta mund të mos jetë në dispozicion të Spallettit për ndeshjen e parë të kampionatit me Sassuolon, që do të luhet më 19 gusht.

Belgu ka qenë një nga goditjet e mëdha të merkatos së Interit, që ka paguar 24 milionë euro. Nainggolan është duke ndjekur një program të personalizuar që duhet ta ndihmojë atë të rikuperohet më shpejt.

Tani në mendjen e belgut është ndeshja me Sassuolon, e para në Seria A 2018-2019 për zikaltrit.