Fluks në Morinë, radhë të gjata të qytetarëve që hyjnë në Shqipëri për pushime

Piku i sezonit turistik ka sjell radhë të gjata në pikën kufitare të Morinës.Fluksi ka qenë prezent sidomos në ditët e para të këtij muaji ndërsa qytetarët shpresojnë se situata do të ndryshojë me bashkimin e doganave midis dy shteteve çka do të pakësojë procedurat. Ata deklarojnë se kjo pritje nuk është normale.

QytetarNuk është normale. Në Mal të Zi kemi pritur shumë, edhe këtu po presim shumë.

Fluks ka edhe në hyrje të Shqipërisë nga Morina por nuk ka pritje pavarësisht radhëve qe mund te krijohen. Për ta bërë kontrollin e automjeteve sa më të shpejtë, pika e re kufitare në Morinë ka 12 korsi dhe një by-pass të ri për kamionët me një godinë të përshtatshme për linjën e dytë të kontrollit për automjetet e rënda. Ne realitet asgjë.