10 portierët më të shtrenjtë në histori, udhëheq Kepa (FOTO LAJM)

Chelsea ka paguar plotë 80 milionë euro për të siguruar shërbimet e portierit të Athletic Bilbaos. Gardiani i talentuar ndërkohë është bërë edhe portieri më i kushtueshëm në histori, duke lënë pas Alisson, i cili u transferua para disa ditësh te Liverpooli për 72.5 milionë euro. Më poshtë mund të gjeni edhe listën e 10 portierëve më të kushtueshëm:

10 – Alex Meret, 22 milionë – Nga Udinese te Napoli në vitin 2018 

9 – David De Gea, 25 milionë euro- Nga Atletico Madrid te Manchester United në vitin 2011 

8 – Bernd Leno, 25 milionë euro – Nga Leverkusen te Arsenal në vitin 2018 

7 – Francesco Toldo, 26.5 milionë euro – Nga Fiorentina tek Inter në vitin 2001 

6 – Jordan Pickford, 28.5 milionë euro – Nga Sunderland te Everton në vitin 2017

5 – Manuel Neuer, 30 milionë – nga Schalke 04 te Bayerni në vitin 2011

4 – Ederson, 40 milionë euro- Nga Benfica te Manchester City në vitin 2017

 3 – Buffon, 52 milionë euro – Nga Parma te Juventus në vitin 2001

 2 – Alisson, 72.5 milionë euro – Nga Roma te Liverpool në vitin 2018

 1 – Kepa, 80 milionë euro – Nga Athletic Bilbao tek Chelsea në vitin 2018