Zv/ministri i Turizmit: Ende nuk jemi aty ku duhet

Zv/ministri i Turizmit, Hajrulla Çeku, foli ne lidhje me turizmin në Shqipëri dhe problematikat që e shqetësojnë .

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës24, ai tha se ende jemi prapa dhe ka shumë gjëra për të bërë në këtë sektor.

Megjithatë sipas Çekut, numri i turistëve në vend është shtuar ndjeshëm, e po ashtu edhe kapaciteti akomodues.

“Pikat më nevralgjike të turizmit lidhen me sigurinë, ku policia ka rol të theksuar. Pikat ku ka problematika janë siguria në plazhe, kullat e vrojtimit, sinjalistika, ku ndalohet e ku lejohet notimi, korridoret ujore per mjetet lundruese e deri në mësa të tjera ushqimore e higjeno-sanitare.

Mbi 2000 inspektime të bëra nga AKU. Janë ngritur 26 qendra shëndetësore për të qenë afër pushuesve.

Ne kemi një të dhënë që kapaciteti akomodues në Shqipëri është rritur tek 15.6% që tregon rritje të fluksit. Kemi parë që kemi mbipopullim të vendit në sezonin turistik. Është rritur dhe cilësia e shërbimeve,” tha ai.

Invetimet

“Investimet publike janë shumë të rëndësishme, duhet të mendojmë në aspekt strategjik për t’i bërë më mirë për ata që vizitojnë Shqipërinë.

Po punojmë për një turizëm të kontrolluar. Ne vende të ndryshme ka raportime për mungesa të ndryshme. Ashtu si dhe për kullat e vrojtimit, që janë aty por rojtarët jo gjithmonë janë aty. Nuk jemi aty ku duhet të jemi, ka shumë vend për përmirësim,” u shpreh Çeku.