Vetëvrasja e gruas, arrestohet polici

Arrestohet punonjësi i policisë së Durrësit, Sherif Hajdari, të cilit një ditë më parë iu gjet bashkëshortja e vrarë me armë zjarri në banesë. Polici akuzohet se ka shtyrë gruan e tij Merita Hajdari drejt vetëvrasjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 13:20 në lagjen nr. 7 të qytetit bregdetar, gjatë kohës kur në banesë ishte dhe bashkëshorti i saj.

Ditën e djeshme efektivi i komisariatit të Portit shkoi vet në polici, ku tregoi se gruaja e tij kishte vrarë veten. Fill pas tij në polici u thirrën edhe familjarë të viktimës, të cilët treguan se nga jashtë banese kishin dëgjuar sherrin mes çiftit, ndërsa thanë kur hynë në banesë panë gruan të vrarë me një armë zjarri.