Usain Bolt firmos kontratën e parë si futbollist profesionist në Australi

Usain Bolt, do të ketë një shans për ta kthyer në realitet, ëndrrën për të qenë një futbollist profesionit. Njeriu më i shpejtë në planet, tashmë 31 vjeç, ka fituar mundësinë e artë për të nënshkruar kontratën një vjeçare me skuadrën e Central Coast Marine, që militon në ligën e parë të Australisë.

Sipas të përditshmes australiane “The Daily Telegraph”, fillimisht xhamaikanit do t’i ofrohet një kontratë 6-javorëshe, që do të shërbejë si një test apo kohë prove me shpresën që ai të përmbushë pritshmëritë, e në rast se sfida do të superohet me sukses nga Bolt, ekipi i Central Coast do t’i hapë dyert duke i ofruar kontratën për një sezon të plotë.