U vonua një minutë, trajneri i Baselit i bën “zbor” sulmuesit

Trajneri i ri i Baselit, Marcel Koller është shumë i ashpër, dhe këtë gjë e ka treguar menjëherë. Mediat zvicerane shkruajnë se para ndeshjes së fundit ndaj Grasshoppers, ku Baseli fitoi 4:2, futbollisti Afimico Pululu (19), ishte vonuar vetëm një minutë.

Skuadra duhet të nisej me autobus në orën 18:30, dhe futbollisti 19-vjeçar është vetëm 60 sekonda. Koller ka qenë i pamëshirshëm, teksa ka urdhëruar që autobusi të nisej menjëherë, ndërkohë që futbollisti është detyruar që të ndjekë me makinë autobusin.

Talenti ka kërkuar falje, e cila është pranuar nga Koller, ndërkohë që dha dhe një mesazh të qartë. “Nuk e presim askënd. Nëse një ndeshje nis në orën 19:00, gjyqtari nuk mund të thotë prisni në 19:05 sepse nuk ka ardhur një lojtar!”.