Sadiku reagon pas operacionit në gju: Nuk do të jetë e lehtë, por do të rikthehem sërish!

Armando Sadiku ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale, pas operacionit në gjurin e majtë që do ta lërë për gjashtë muaj larg fushave të lojës. Sulmuesi ka falënderuar ata që i kanë qëndruar pranë në këto ditë të vështira, ndërsa ka premtuar se do të jetë përsëri shpejt në fushë.

“Diçka e papritur më ndodhi! Por falë ndihmës së Zotit çdo gjë shkoi mirë dhe sot u ktheva në shtëpi pas operacionit! E di që nuk do të jetë e lehtë të qëndroj për një kohë të gjatë jashtë fushës. Por kush më njeh e di mirë që nuk është hera e parë për mua një dëmtim i tillë. Fjalët nuk më pëlqejnë shumë por do të punoj fort të kthehem përsëri në fushën e gjelbër! Faleminderit të gjithëve për sms inkurajuese që më keni dërguar, ju përshëndes, Armando”, ka shkruar sulmuesi në rrjetet sociale.

Dicka e papritur me ndodhi ! Por fal ndihmes së zotit cdo gjë shkoj mir dhe sot u ktheva në shtëpi pas operacjonit ! E di që Nuk do të jetë e lehtë te qendroj per nje kohe te gjat jasht fushes . Por kush me njeh e di mir që Nuk eshte hera e pare per mua nje demtim i tillë .Fjalet nuk me pelqejn shum por Do te punoj fort të kthehem perseri ne fushën e gjelbert! Faleminderit te gjithëve për sms inkurajuse që me keni derguar ju pershendes Armando 🙏🏻💪🏼🤲🏻 Something unexpected happening! But forgive that god everything go well and today I went back home after the operation! I know It will not be easy to stay for a long time outside the field. But who knows me well knows that it is not the first time for me such an injury. I do not like to speek very much but I will work hard to go back to the green field! Thank you all for the encouraging end sms you sent me to Armando 🙏🏻💪🏼🤲🏻 @levanteud #nevergiveup

A post shared by Armando Sadiku (@armandosadiku_10) on