Rama tregon çfarë ndodh me fëmijët në Shqipëri (VIDEO)

Për herë të parë në këtë sezon veror, fëmijët kanë shijuar pushimet në plazh si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre por nën përkujdesje sociale.

Kryeministri Edi Rama pikërisht me këtë video i ka uruar ndjekësit e tij për një ditë të mbarë. Fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë, nga mosha 6 deri në 16-vjeç, nën kujdesin e personave përgjegjës të qendrës kanë mundur të pushojnë në plazh. Lojëra të shumta dhe aktivitete sociale janë zhvilluar për të sjellë sadopak argëtim për ta.

”Me këtë risi të sezonit turistik në të mirë të fëmijëve nën përkujdesje sociale, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kreu i qeverisë në facebook.