Spahiu: Pagesa e pagave do të jepet me PPP

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi në facebook, shkruan se nuk ka ende një lajm të mirë për ekonominë në Shqipëri. Spahiu thekson se vazhdon trendi me rënie i të ardhurave nga TVSH dhe se sipas tij, pagesa e pagave do ta japen me PPP.

”Edhe Qershori është shoqëruar me rënie 7.1% krahasuar me një vit më parë, pra më keq se dhe një muaj zhgjedhjes. Ne si opozitë por dhe FMN e paralajmëruam si të dëmshme uljen e pragut të TVSH-s për biznesin e vogël në 2 milion nga 5. Rritja e barrës fiskale nuk çoi në rritje të të ardhurave por bëri të kundërtën, vazhdom ti ul ato”,-shkruan Spahiu.

Sipas deputetes të LSI-së, skema e vënies së tatimit për biznesin e vogël për të kapur të madhin nuk ka funksionuar. ”Me këto ritme besoj që dhe pagesa e pagave do të jepet me PPP. Skemën pa merak se e gjen Qeveria”.