Presidenti Meta: Rugova duket më e bukur me Vlorën dhe Luanin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet këto ditë në Bjeshkët e Rugovës, një nga zonat që cilësohet si më të bukurat në Kosovë.

Kreu i shtetit ka postuar një foto në Facebook, ku shihet së bashku me dy fëmijë, të cilët mbajnë emra tipik shqiptarë, Vlora dhe Luani.

“Me Vlorën dhe Luanin, Rugova duket edhe më e bukur!”,- shkruan Presidenti Meta.